Vokshi: Kam shumë oferta
09/12/2013
“Kam oferta, por nuk ka ende asgjë konkrete”, tha Vokshi për Arenën. I pyetur nëse do të kthehet te Besa ai shtoi: “Në Besë nuk kthehem pa u larguar një pjesë e madhe e kryesisë me në krye, kryetarin (Shemsedin Muhaxheri)”, shtoi ai për gazetën.
Vokshi ishte larguar nga Besa në gjysmën e stinorit vjeshtor pas mosmarrëveshjeve me kryesinë e klubit. Lojtari pejan, prej shumë vitesh ishte pjesë e Besës. Nga kjo skuadër gjatë dimrit mund të largohet edhe ndonjë lojtar tjetër, pasi shumica e tyre nuk kanë kontrata. /Tribuna/Telegrafi/


