Please enter at least 3 characters.

Vllasi: Asociacioni pa kompetenca ekzekutive, por me kompetenca vendim-marrëse (Video)

2016/01/vllasi-asociacioni-pa-kompetenca-ekzekutive-por-me-kompetenca-vendim-marr-euml-se-video_hd.jpg

Vllasi ka qenë edhe kritikë ndaj qeveritarëve, të cilët sipas tij nuk e kanë treguar mirë se çka paraqet marrëveshja me Serbinë.

“Asociacioni i Komunave Serbe nuk i ka integruar serbët, po vetëm i ka izoluar më shumë. Nga ky Asociacion nuk ka dobi Kosova, po nuk është bërë kijamet si po e bën Vetëvendosja”, komentoi Vllasi.

"Ky Asociacion ka mujt me qenë i nënshkruar vetëm nga liderët tanë, e jo të bëhet marrëveshje ndërkombëtare me Serbinë", shtoi Vllasi.

Ndërsa lidhur me kompetencat e asociacionit, Vllasi tha se “Asociacioni nuk ka kompetenca ekzekutive, por më keq. Ka kompetenca vendim-marrëse”.

Ai gjithashtu tha se serbët duhet të llogarisin që i kane 4-5 komuna me shumicë boshnjake në Sanxhak, e komuna të tjera me shumicë hungareze në Vojvodinë. “Pra çka kanë mbjellë në Kosovë, kanë me korrë në vend të vet", theksoi Vllasi.

Lidhur me demarkacionin me Malin e Zi, Vllasi e sheh atë si dobësi të lidershipit kosovar.

"Asht dashtë të japin informata të detajuara, e jo veç me u ulë përfaqesuesit e dy shteteve në një tavolinë me harta. Është dashtë me folë me qytetarët dhe nëse kane prona ‘andej’, me ju kompensue ‘këndej’", tha ai. /Telegrafi/