Please enter at least 3 characters.

Vlera neto e ‘Bennifer’: Sa është pasuria e Jennifer Lopez dhe bashkëshortit Ben Affleck

2022/07/ben-affleck-jennifer-lopez-2-e1658665830699.jpg
244:"HOLLYWOOD, CALIFORNIA - DECEMBER 12: Ben Affleck and Jennifer Lopez arrives at the Los Angeles Premiere Of Amazon Studio's "The Tender Bar" at TCL Chinese Theatre on December 12, 2021 in Hollywood, California. (Photo by Steve Granitz/FilmMagic)
13:"Steve Granitz

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck momentalisht janë një nga çiftet më të diskutuar në Hollyyood, romanca ‘Bennifer’ tërheq vëmendjen e fansave dhe konsiderohet si një nga lidhjet më solide të dashurisë në industrinë e argëtimit.

Por të dy punuan veçmas për karrierën e tyre; Jennifer përfiton mjaft shumë si në muzikë ashtu edhe në film, e Affleck në anën tjetër ka qenë i suksesshëm edhe në industrinë e filmit dhe televizionit.

Të dy kanë bërë një pasuri të mirë, por sa është në total?

Pasuria neto e Jennifer Lopez

Karriera e JLo shpërtheu kur ajo luajti në filmin biografik të këngëtares meksiko-amerikane, Selena, në vitin 1995. Që nga ai moment, Lopez u bë e famshme dhe luajti në disa filma si: “Anaconda”, “Out of Sight”, “The Wedding Planner” dhe “An Life Unfinished”.

Në vitin 1999, Jennifer publikoi albumin e saj të parë "On the 6" i cili pati një sukses të madh. Në muzikë, Lopez u njoh po ashtu nga hiti “Jenny from the block”.

Pasuria neto e Jennifer Lopez vlerësohet në 400 milionë dollarë (390 milionë euro) dhe ajo fiton 40 milionë dollarë (39 milionë euro) në vit.

Pasuria neto e Ben Affleck

Affleck u bë i famshëm kur shkroi, drejtoi dhe luajti në filmin "Good Will Hunting" së bashku me mikun e tij, Matt Damon, në 1997. Ai gjithashtu u shfaq në filma si "Shakespeare in Love", "Pearl Harbor", "The Sum of All Fears” dhe "Changing Lanes”.

Sa është vlera neto e "Bennifer"?

Sipas www.celebritynetworth.com mund të themi se pasuria neto e çiftit është 550 milionë dollarë (540 milionë euro), gjë që i bën ata një çift shumë të fuqishëm financiarisht. /Telegrafi/

Foto: Getty Images