Please enter at least 3 characters.

Vjosa Osmani nesër pranon detyrën e presidentes, pa ceremoni të inaugurimit, por me aktivitete

2021/04/169106367_1164390964001173_5124867372431168074_n-1-780x439-2.jpg

Gjatë ditës së nesërme, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë zyrtarisht detyrën e të parës së shtetit.

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se për shkak të situatës aktuale me pandeminë COVID-19, nuk do të organizohet një ceremoni e inaugurimit të Presidentes së Republikës së Kosovës.

Mirëpo, do të organizohen një sërë aktivitetesh për ta shënuar pranimin e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës dhe të cilat janë përshtatur me rrethanat.

Në vijim gjeni agjendën zyrtare të organizuar me këtë rast:AGJENDA (6 PRILL 2021)10:00 Arritja e Presidentes së Repubikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani SadriuLokacioni: Përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës (Hyrja e parë, Sheshi Ibrahim Rugova)10:00 – 11:00 Ceremonia e revistës së trupave të Togut Ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës11:00 – 11:30 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim ekipin e xhudistëve kampionëLokacioni: Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës, C-10111:30 – 12:00 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim nxënësit e Institutit ATOMILokacioni: Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës, C-10112:45 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, e shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, viziton Qendrën e Vaksinimit në PrishtinëLokacioni: Salla “1 Tetori”, Prishtinë13:15 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim RugovaLokacioni: Varri i Presidentit Ibrahim Rugova, Velani, Prishtinë13:30 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, vendosë buqetë me lule tek Memoriali për nder të të pagjeturve të KosovësLokacioni: Oborri i Kuvendit të Republikës së Kosovës (Hyrja e parë, Sheshi Ibrahim Rugova)13:40 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, vendosë buqetë me lule tek Monumenti “Heroinat”Lokacioni: Sheshi i heroinave, Prishtinë14:30 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”Lokacioni: Prekaz, Skenderaj17:00 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe gjeneralët e FSK-sëLokacioni: Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës, C-101