Please enter at least 3 characters.

Vjosa Osmani në SHBA takon kongresmenin Dean Phillips

2019/10/Screenshot_1-13.png

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në SHBA, është takuar me zyrtarë të lartë të administratës së presidentit amerikan Donald Trump.

Ajo në një postim në llogarinë e saj në Facebook, ka bërë të ditur se ka takuar Kongresmenin Dean Phillips, anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.

Osmani ka thënë se me Phillips kanë pasur diskutime shumë të mira.

"Diskutime shumë të mira sot edhe në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, me Kongresmenin Dean Phillips, anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve". ????", ka shkruar Osmani.

Pas takimit të djeshëm në Shtëpinë e Bardhë, me drejtorin për Evropë, John Earth, në kuadër  të Këshillit për Siguri Kombëtare, Osmani ka takuar sot zv.ndihmës Sekretarin amerikan  të Shtetit, i cili është edhe Përfaqësues Special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Vjosa Osmani ka shkuar në vizitë në shtetin më të fuqishëm në botë si anëtare e Bordit të Rrjetit Parlamentar dhe anëtare e Këshillit Drejtues të ‘Young MP Initiative’ të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar./Telegrafi/

Ndër të tjera ajo është takuar edhe me John Erath – drejtor për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, ku ka diskutuar reth prioriteteve dhe sfidave që e presin Kosovën gjatë muajve e viteve në vijim.

Ndryshe Osmani ka shkuar në vizitë në shtetin më të fuqishëm në botë si anëtare e Bordit të Rrjetit Parlamentar dhe anëtare e Këshillit Drejtues të ‘Young MP Initiative’ të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. /Telegrafi/