Please enter at least 3 characters.

Vjen në jetë fëmija i katërt i Kim Kardashian dhe Kanye West

2019/05/kim1-2.jpg
256:"NEW YORK, NEW YORK - MAY 06: Kim Kardashian West and Kanye West attend The 2019 Met Gala Celebrating Camp: Notes on Fashion at Metropolitan Museum of Art on May 06, 2019 in New York City. (Photo by Dimitrios Kambouris/Getty Images for The Met Museum/Vogue)
32:"Getty Images for The Met Museum/

Kim Kardashian dhe Kanye West tani kanë një familje gjashtë anëtarëshe.

Ylli i reallity show-t "Keeping up eith the Kardashians", njoftoi përmes një statusi në rrjetin social Twitter, për ardhjen në jetë të fëmijës së saj të katërt të premten.

"Ai është këtu dhe është i përsosur!", ka shkruar ajo për 60 milionë ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Ndërkohë, në një status tjetër, Kim ka shkruar se fëmija i sapoardhur në jetë duket komplet si vajza e tretë, Chikago.

"Ai është gjithashtu binjaku i Chikagos. Jam e sigurt që ai do të ndryshojë shumë, por tani ai duket krejt si ajo", ka shkruar Kim në Twitter.

Fëmija i tyre i katërt erdhi në jetë përmes një nënse surrogate (zëvendësuese).

Zëvendësuesja e çiftit hyri në laboratorin e lindjes të enjten. Kardashian West konfirmoi në janar të këtij viti se ajo dhe Kanye po prisnin një djalë.

Çifti ka tre fëmijë: North, pesë vjeçe, Saint, tre vjeç dhe Chikago, një vjeçe.

Chikago u lind gjithashtu nëpërmjet një nëne zëvendësuese për shkak të komplikimeve të mëparshme të Kimit me shtatzëninë. /Telegrafi/