Please enter at least 3 characters.

Vjen kënga e NRG Band që premton të bëhet një hit (Video)

2016/01/NRGBand.jpg

“As1 si ti” titullohet kënga e re e NRG Band që ka ardhur me videoklip.

Me muzikë nga Irkenc Hykës, kënga pritet të jetë një tjetër hit pranveror nga ky grup.

Videoklipi është realizuar nga ND Film Production, ndërsa xhirimet janë bërë në Prishtinë dhe në Tiranë.

Arsyeja e xhirimit në dy kryeqendrat shqiptare është për të shoqëruar tregimin e këngës që flet për djaloshin i cili ka dy të dashura, një në Kosovë dhe një në Shqipëri, ndërsa është në dilemë se me cilën ta ruajë lidhjen. /Telegrafi/