Please enter at least 3 characters.

Vizita mjekësore në shkollat e Komunës së Dragashit, në fokus shëndeti i nxënësve

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare "Adem Berisha" në Dragash ka njoftuar se personeli shëndetësor ka filluar vizitat sistematike shëndetësore në shkollat e kësaj komune.

Ekipet mjekësore, sipas njoftimit, kanë nisur realizimin e kontrolleve për nxënësit e klasave të para dhe të pesta në të gjitha shkollat fillore të Komunës së Dragashit.

"Qëllimi i këtyre vizitave është parandalimi i hershëm i sëmundjeve, zbulimi i problemeve shëndetësore dhe edukimi për një jetë të shëndetshme, që nga mosha e hershme", thuhet në njoftimin e QKMF "Adem Berisha", raporton Telegrafi.

Cikli i vizitave sistematike shëndetësore po realizohet nga mjekët, stomatologët dhe infermierët në bashkëpunim me institucionet arsimore komunale. /Telegrafi/