Please enter at least 3 characters.

Vizita e Kurtit në burgje, Gashi: A e pyeti Haxhiun pse kanë ndodhur gjithë këto arratisje kohët e fundit?

2023/08/ne-munges-te-kuorumit-deshton-mbledhja-e-kryesise-Arben-Gashi-foto-Ridvan-Slivova-9-e1700481751841.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi të premten objektin qendror të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) në Prishtinë.

Kjo vizitë ka shkaktuar reagime nga opozita, me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, i cili ka ngritur disa pyetje për Kurtin dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

“Meqenëse Albin Kurti e paska vizituar Shërbimin Korrektues të Kosovës, a e ka pyetur ministren e vet:

Pse kanë ndodhur gjithë këto arratisje kohët e fundit?

Pse janë ndryshuar rregulloret për trajtimin e të burgosurve?

Cili është ndikimi i këtyre ndryshimeve në arratisjet e ndodhura?

Sa ka dorë krimi i organizuar në ndryshimin e këtyre rregulloreve?

Pse në burgje të sigurisë së ulët (apo gjysmë të hapur) mund të dërgohen persona që u kanë mbetur deri në 10 vite të dënimit të pa kryer, kur më parë ka qenë 2 deri në 3 vite të dënimit të mbetur?”, ka shkruar Gashi në Facebook.