Villas-Boas refuzon Milanin
08/06/2015
Mediat angleze shkruajnë se menaxheri i Zenit Saint Petersburg nuk është i interesuar të drejtojë Rossonerët, pasi mendon se klubi i Serie A është “një rrëmujë”
Ish-menaxheri i Chelseat dhe Tottenhamit po ashti është lidhur me disa klube tjera transmeton Telegrafi.
West Ham United, Marseille dhe Fenerbahce janë lidhur me një angazhim të portugezit, i cili me Zenitin fitoi titullin e kampionit të Rusisë sezonin e kaluar. /Telegrafi/


