Please enter at least 3 characters.

Villa nuk luan në Euro 2012

2016/01/f.0522232549290_m.jpg

Përfshirja e sulmuesit në përzgjedhjet e Vicente del Bosques ka qenë në dyshim që nga koha kur lojtari theu këmbën (në dhjetor të vitit të kaluar), mirëpo pas kthimit të tij në stërvitje në muajin e kaluar, ka pasur shpresa se ai mund të luajë.

Megjithatë, pas analizave të reja mjekësore, stafi mjekësor i Barcës ka kërkuar që Villa të mos luajë në Euro 2012.

Vetë lojtari e ka shfrytëzuar profilin e tij në Twitter për ta konfirmuar mungesën, ndërsa ka thënë se është munduar maksimalisht që të riaftësohet, mirëpo nuk ka arritur ta bëjë këtë. /Telegrafi/