Please enter at least 3 characters.

Villa dëshiron ta shmangë Brazilin në gjysmëfinale

2016/01/f.0623133426199_m.jpg

Spanjës i duhet vetëm një pikë ndaj Nigerisë për që ta sigurojnë pozitën e parë në grupin e tyre dhe kjo do t’u siguronte atyre shmangien e Brazilit në gjysmëfinale, teksa do të përballeshin me Italinë.

“Brazili po luan shumë mirë në këtë turne. Ata janë rival i vështirë kështu që shpresoj të fitojmë ndaj Nigerisë, në mënyrë që t’iu shmangemi ndeshjes me ta në gjysmëfinale”.

“Ata kanë lojtarë ofanziv shumë të shpejtë dhe loja e tyre është e rrezikshme. Ata gjithashtu janë të fortë në mbrojtje, vetëm shikoni statistikat”, deklaroi Villa. /Telegrafi/