Videoklipet më kontraverse për vitin 2011
Por, në botën e sotme të rregulluar mirë politikisht ku askush nuk frustrohet për videoklipet me tematikë religjioze apo politike, ekzistojnë videoklipe të tilla që tërheqin vëmendjen për veçantinë që posedojnë. Telegrafi sjell klipet më kontraverse të skenës vendore dhe ndërkombëtare për vitin 2011.
1. Eminem – “Space Bound”
Slim Shady nuk është çudi që bën pjesë në këtë mes. Në të kaluarën ai përqeshi Micheal Jacskon, thumboi nga ana seksuale Britney Spears dhe Christina Aguileran dhe e quajti nënën e tij me kokë të droguar. Kështu, nuk është për t’u befasuar se pse videoklipi i tij i fundit ka zgjuar vëmendjen e njerëzve. Jo vetëm se e paramendon duke e dhunuar të dashurën (që ndodh të jetë porno yll), por ai më vonë do ta vrasë veten në kokë në një skenë të përgjakshme që New York Daily News e quajti të kërditshme.
2. Rihanna – “Man Down”
Nëse dikush duhet të ketë ndonjë ide se si të bëhet një videoklip kontravers, atëherë është njeriu që e ka bërë këtë projekt. Kur regjisori Anthony Madler parashikoi se klipi i “Man Down” do të çmendte njerëzit, ai ia kishte arritur jo pak qëllimit të tij. Përderisa kritika për këtë klip kishte nga tërë universi, Organizata Ndërkombëtare për Femra erdhi në mbrojtje të saj, pasi shumë e kanë parë këtë klip si shprehje të dhunës seksuale. 52 milionë klikime në YouTube – gjykoni vet.
3. Lady Gaga - “Judas”
Lady Gaga ka mbi 10 milionë ndjekës në Twitter. Por, ne dyshojmë se presidenti i Lidhjes Katolike për të drejtat Fetare dhe Civile është një prej tyre. Ju ndoshta nuk keni dëgjuar kurrë për këtë njeri, por atij iu desh që ta shikonte vetëm një herë klipin e “Judas” për të mos pasur dëshirë ta shihte më fytyrën e Gagas. Ai kritikoi ashpër këtë klip, duke e quajtur Gagan pa talent dhe të bezdisshme, koka e të cilës është e çmendur. Por, ky nuk është klipi më interesant që ka bërë Gaga. Përkundër kritikave, paraqitja e saj si Maria Magdalena nuk ishte mjaft i bezdishëm për 86 milionë klikues në YouTube.
4. Selena Gomez – “Love You Like a Love Song”
Kur vjen deri tek pop muzika kontraverse, duket se karriera juaj mund të shpëtojë edhe pasi të keni ofenduar kishën katolike. Mirëpo, nuk është mirë që të bëhet kjo me PETA-n, organizatën e kafshëve. Selena Gomez e mësoi leksionin e saj kur ishte zënë duke ngjyrorsur kuajt me ngjyrë ‘pink’ në setin e xhirimeve të klipit “Love You Like a Love Song”. Problemi është që nuk ekzistojnë kuaj ngjyrë ‘pink’. Dhe ngjyrosja e kafshëve nuk kaloi lehtë te PETA, e as te Pink, që ashpër kritikoi të dashurën e Justin Bieber.
5. Presioni – “Zgedhe Njo”
Rikthimin në skenë reperi i TBA e shënoi me anë të këngës “Zgedhe Njo” dhe videoklipit të këtij projekti. Sigurisht, klipi është normal për atë që është, por kur përmendet rendi i ri botëror dhe të famshmit e ‘Illuminatit’ atëherë pa kurrfarë dyshimi se kjo video mund të marrë statusin e një klipi kontravers. Çështja ‘Illuminati’ ka marrë përmasa të mëdha në rrethet e gjera shqiptare në internet.
6. Tingulli 3nt feat. Ermali – “I Kom”
Geti dhe Big Xik mund të kenë para, femra, por duke e ditur se Ermali është një i martuar dhe baba i një vajze, nuk e kanë mërzi fare që ta fusin në mesin e 100 femrave në klipin që ka mbi 3 milionë klikime në YouTube. Vajza nga më të bukurar dridhën vithet e tyre para fytyrave të protagonistëve, gjë që për shumë njerëz në Kosovë ishte e pa pranueshme.
Kjo ishte një listë e shkurtër për klipet e lansuara në harkun kohor prej një viti – tani ju mbetet juve të vlerësoni dhe të shtoni ndonjë klip tjetër që mendoni se është material kontravers. /Telegrafi/


