Please enter at least 3 characters.

Victoria komenton spekulimet për krizën në martesë: Me Davidin jemi mësuar t'i injorojmë thashethemet

2018/09/DavidVictoria-e1536170994746.jpg
473:"WINDSOR, ENGLAND - MAY 19: David and Victoria Beckham attend the wedding of Prince Harry to Ms Meghan Markle at St George's Chapel, Windsor Castle on May 19, 2018 in Windsor, England. Prince Henry Charles Albert David of Wales marries Ms. Meghan Markle in a service at St George's Chapel inside the grounds of Windsor Castle. Among the guests were 2200 members of the public, the royal family and Ms. Markle's Mother Doria Ragland. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Kopertinën e numrit të ri të versionit britanik të revistës Vogue, e zbukuron Victoria Beckham, në shoqëri të djemve Brooklyn, Romeo, Cruz dhe vajzës Harper.

Në intervistën e gjatë dhe të hapur, dizajnerja e modës dhe ish-anëtarja e "Spice Girls" ka folur në lidhje më thashethemet për shkurorëzimin eventual me David Beckhamin.

Gjatë deklaratës së saj për këtë temë, këngëtarja e dikurshme ka thënë se ajo dhe bashkëshorti i saj janë mësuar që t'i injorojnë spekulimet e tilla.

"E kemi kuptuar se jemi shumë të fuqishëm bashkë sesa si individë. Thelbi qëndron në bashkësinë familjare", ka thënë ajo.

Përveç martesës së David, Victoria ka folur edhe për linjën e modës që e ka nisur që nga viti 2008.

"Jam përpjekur që të shprehem dhe të krijoj rrobat që i kam dëshiruar, ndërsa nuk kam arritur t'i gjej askund", është shprehur 44-vjeçarja.

Njëherësh, Victoria ka treguar është keqtrajtuar si nxënëse në vitet shkollore.

"Nuk kam qenë e mençur. Kam dashur të jem një vajzë e popullarizuar, ndërsa isha krejtësisht e kundërta", ka pranuar dizajnerja. /Telegrafi/