Please enter at least 3 characters.

Vetura zyrtare parkohet në vend të gabuar (Video)

2018/06/prizren.jpg

Kemi parë shumë raste kur veturat zyrtare janë të parkuara në vendet ku nuk lejohet parkimi.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Prizren, njofton emisioni “Zyra e ankesave” që transmetohet në RTV Dukagjini.

Në Prizren, përballë ndërtesës së komunës, vetura zyrtare është fotografuar e parkuar në trotuar, përskaj vendkalimit të këmbësoreve.

Në të kaluarën, veturat zyrtare të Komunës së Prizrenit janë hasur edhe në bregdetet e Shqipërisë./Telegrafi/