Please enter at least 3 characters.

Vettel mori kreun pas triumfit në Kanada

2018/06/Vettel1-2.jpg
324:"MONTREAL, QC - JUNE 10: Race winner Sebastian Vettel of Germany and Ferrari and third place finisher Max Verstappen of Netherlands and Red Bull Racing celebrate on the podium during the Canadian Formula One Grand Prix at Circuit Gilles Villeneuve on June 10, 2018 in Montreal, Canada. (Photo by Mark Thompson/Getty Images)
12:"Getty Images

Sebastian Vettel ka triumfuar në garën për Çmimin e Madh të Kanadasë duke parakaluar me një pikë rivalin e tij, Lewis Hamilton, në garën për pilotin më të mirë në Formula 1.

Gjermani i Ferrarit dominoi tërësisht pistën nga fillimi i garës, ku u nis nga 'pole position', duke u ngjitur në podium para Bottas të Mercedes si dhe Verstappen të Red Bull.

(Foto: Getty Images)

I katërti e ka mbyllur garën piloti tjetër i Red Bull, Riccardo. Që ka lënë pas shpine Hamilton dhe pilotin tjetër të Ferrait Raikkonen që e mbyllën garën respektivisht në vendin e pestë e të gjashtë, transmeton TCH.

Me 3 gara të fituara për vitin 2018, Vettel ka 121 pikë, duke lënë pas rivalin e tij Hamilton me vetëm 1 pikë larg, ndërsa janë edhe 14 gara për t’u zhvilluar.

Ndërkohë që Mercedes vijon të kryesojë në rangimin për skuderi, duke pasur 206 pikë në total, 17 pikë më shumë se sa Ferrari.

(Foto: Getty Images)

Për t’u theksuar gjatë garës është edhe ai aksident i frikshëm mes pilotit të Torro Roso, Hartley dhe Williams të Stroll, por fatmirësisht pa pasoja të rënda për ta.