Please enter at least 3 characters.

“Vetëm frikacakët luajnë mbrapa”: Zbulohet fjalimi i zjarrtë i Emiliano Martinezit për bashkëlojtarët në finalen e Kupës së Botës

Portieri i Kombëtares sëArgjentinës, Emiliano Martinez, pati një paraqitje bravuroze në finalen e Kupës së Botës 2026, por në fund humbën ndaj Spanjës.

Martinez bëri një sërë pritjesh të rëndësishme në ndeshje, por nuk gjeti ndihmë të mjaftueshme nga lojtarët e tij sulmues.

Duket se pas paraqitjes së zymtë të Argjentinës në pjesën e parë, Martinez u përpoq t’i nxiste shokët e ekipit në tunel para fillimit të pjesës së dytë.

Një fjalim që ai mbajti tani është publikuar, teksa u thotë shokëve të ekipit të luajnë me zemër, të sulmojnë dhe të mos luajnë mbrapa.

“Hajdeni, me zemër, djema, hej. Të luash me zemër do të thotë të ecësh përpara, jo të kthehesh prapa, përpara. Përpara, përpara, përpara, përpara”.

"Vetëm frikacakët luajnë mbrapa, le të ecim përpara. Tre pasime dhe e gjejmë Leon, le të na shoh duke e ndërtuar edhe nga mbrapa", u ka thënë Martinez bashkëlojtarëve.

Lionel Messi gjithashtu i nxiti shokët e tij të ekipit të përmirësonin nivelet e performancës së tyre, duke i nxitur ata të “tregonin më shumë karakter”, por kjo nuk ndihmoi pasi Spanja vazhdoi të dominonte Argjentinën përpara se goli i fitores i Ferran Torres në kohën shtesë t’ua vuloste kampionin. /Telegrafi/