Please enter at least 3 characters.

Veseli porosit qytetarët e Malishevës: Kthehuni në shtëpinë e vjetër

2016/04/Kadri-Veseli-u.d-kryetar-i-PDK-së-650x358.jpg

Kryetari në detyrë i PDK-së, Kadri Veseli, pas Prizrenit, ka vizituar edhe Malishevën, ku është takuar me qindra qytetarë të kësaj komune.

Në Malishevë, Veseli iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kthehen në shtëpinë e vjetër të tyre në PDK, sepse, sipas tij, largimi prej saj i ka kushtuar më së shumti vetë qytetarëve të Malishevës, e cila ka vendnumëruar për sa i përket projekteve zhvillimore.

Ai ka paralajmëruar se ditëve në vijim do t’i vizitojë edhe komunat e tjera të Kosovës.