Please enter at least 3 characters.

Veseli: Mitrovicasit duhet të besojnë në shtetin e tyre

2017/01/kadri-veseli-viziton-familjen-serbe-n-euml-gorazhdec-nuk-do-t-euml-ket-euml-p-euml-rcjellje-shtes-euml-t-euml-policis-euml_hd-780x439.jpg

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka komentuar zhvillimet e fundit përkitazi me murin ilegal në veri të lumit Ibër.“Mure ndarëse nuk do të ketë në Kosovë. Komunikimi dhe lëvizja e lirë, krahas zhvillimit ekonomik, frymës demokratike dhe shtetit ligjor, do të jenë vendosmëri e institucioneve dhe qytetarëve tanë në shtetin tonë të pavarur, Republikën e Kosovës.Mitrovica do të jetë qytet i bashkuar dhe i lirë në lëvizje dhe qendër e emancipimit qytetar në Republikën e Kosovës.Kemi arritur mbrëmë një marrëveshje që respekton ligjet e Kosovës dhe vendimmarrjen institucionale të pushtetit qendror e lokal, si dhe ruan sovranitetin tonë territorial.Falënderoj Përfaqësuesen e BE-së dhe Ambasadorin e SHBA-së për kontributin e jashtëzakonshëm për zgjidhjen e çështjes që lidhet me murin.Qytetarët e Mitrovicës dhe të tërë Kosovës duhet të besojnë në shtetin e tyre dhe në rrugëtimin euroatlantik” (sic.), ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/