Please enter at least 3 characters.

Veseli fton qytetarët për t’iu bashkuar në sheshin “Skënderbeu”

2017/05/veseli2-e1495900546135.png

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook i ka ftuar qytetarët që të bashkohen nesër në sheshin “Skënderbeu”, në orën 15:00.

“Të dashur qytetarë të mbarë Kosovës, nesër do ta fillojmë rrugëtimin tonë 10-ditësh që Kosovës do t’i sjellë lidership të ri dhe një Fillim të Ri. Ju ftoj edhe personalisht të na bashkoheni në sheshin “Skënderbeu,” në Prishtinë, nesër, në orën 15:00.

Shihemi të gjithë te vendi! #FillimiRi”, ka shkruar Veseli./Telegrafi/