Please enter at least 3 characters.

Vesa Luma dhuron një fustan të gjelbër (Foto)

2016/01/VesaLuma-fk.jpg

Vesa Luma ka zgjedhur një fustan të gjelbër, të cilin e ka dhuruar për instalacionin artistik “Mendoj për ty”.

Këngëtarja kosovare sot ka vizituar presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë të cilit takim ka dhuruar edhe fustanin e saj.

Fustanet e dhuruara do të ekspozohen nesër në një instalacion artistik të titulluar “Mendoj për ty”, që u kushtohet grave të dhunuara gjatë luftës së Kosovës.

Ngjarja do të hapet nesër me fillim nga ora 10:00 në stadiumin e futbollit në kryeqytetin kosovar. /Telegrafi/