Please enter at least 3 characters.

Vesa dhe Daku fshijnë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale – a është ky fundi i romancës së tyre?

Prej disa muajsh, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu, dhe sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Mirlind Daku, ishin në qendër të vëmendjes për historinë e tyre të dashurisë.

Megjithatë, duket se marrëdhënia e çiftit ka hyrë në një periudhë të vështirë.

Të dy kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami, ndërsa Vesa ka fshirë edhe shenjat që konfirmonin lidhjen e tyre.

Foto: Screenshot

Ky veprim ka nxitur dyshimet për një ndarje përfundimtare, megjithatë ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

Mbetet për t’u parë nëse bëhet fjalë për fundin e romancës apo thjesht për një krizë të përkohshme. /Telegrafi/

Foto: Screenshot

Foto: Screenshot