Versioni shqip i këngës së Elhaidës (Video)
02/05/2015
Elhaida Dani ka mbajtur premtimin për realizimin e versionit shqip të këngës së saj pjesëmarrëse në ‘Eurosong 2015’.
“I’m alive” është kënga që do ta përfaqësojë këtë edicion Shqipërinë në Eurovision dhe është duke marrë kritika shumë pozitive, madje konsiderohet si një nga këngët pretendente për të triumfuar.
Sido që të jetë, temë e ditës është versioni shqip i kësaj kënge që tashmë është lansuar në faqen e shpërndarjes së videove, YouTube.
Me tekst të Sokol Marsit dhe muzikë të ZzapnChriss, ju prezantojmë versionin shqiptar të këngës pjesëmarrëse shqiptare në Eurosong 2015, ku Shqipëria do të përfaqësohet me fituesen e Festivalit të Këngës në RTSH, Elhaida Dani. /Telegrafi/


