Please enter at least 3 characters.

Vendet më miqësore në Evropë për vitin 2023

2023/10/irlanda-e1698279972587.jpg
366:"The Ha'penny Bridge over the River Liffey in Dublin, Ireland, on October 16, 2023. Ireland detailed plans to transform one of Europe's rare budget surpluses into a sovereign fund expected to grow to around 100 billion ($106 billion) over the next 12 years to protect the economy from future downturns. Photographer: Paulo Nunes dos Santos/Bloomberg via Getty Images
26:"Bloomberg via Getty Images

Nuk ka dyshim që një nga përbërësit më të rëndësishëm në recetën e një pushimi të paharruar, janë njerëzit që takojmë gjatë rrugës.

Banorët lokalë miqësorë që ju presin ngrohtësisht dhe duan t’ju ndihmojnë të bini në dashuri me vendin e tyre, mund ta kthejnë një udhëtim mesatar në një udhëtim që do ta mbani mend gjihtmonë.

Në bazë të sondazhit 'Readers' Choice Awards 2023', revista e udhëtimit Conde Nast Travelerka publikuar listën me dhjetë vendet me miqësore në Evropë, ku mikpritja krahëhapur është gjithmonë në itinerar.

Raporte të panumërta globale e kanë quajtur vazhdimisht popullin e Irlandës si më miqësor dhe më mikpritës për vizitorët, ndërsa lexuesit e Conde Nast Traveler ndihen njësoj, duke e votuar atë si vendin më miqësor në Evropë.

Në renditje pasojnë Sllovenia dhe Rumania, në pozitat dy dhe tre, respektivisht, ndërsa Skocia dhe Islanda mbyllin top-pesëshen.

Lista me dhjetë vendet më miqësore në Evropë për vitin 2023:

1. Irlanda2. Sllovenia3. Rumania4. Skocia5. Islanda6. Norvegjia7. Portugalia8. Danimarka9. Malta10. Kroacia

/Telegrafi/