Please enter at least 3 characters.

Vëllai i vogël i Yamalit është sërish tema kryesore e rrjeteve sociale - vodhi vëmendjen pas finales së Kupës së Botës

Foto: Reuters

Keyne, vëllai trevjeçar i futbollistit spanjoll Lamine Yamal, ka qenë sërish në qendër të vëmendjes pas fitores së Spanjës në finalen e Kupës së Botës.

I vogli u shfaq në tribunat e stadiumit duke ndjekur ndeshjen me fanellën e kombëtares spanjolle.

Pas përfundimit të ndeshjes, ai zbriti në fushë dhe vrapoi drejt vëllait të tij, duke e përqafuar me emocion.

Foto: Reuters

Momentet e tij të gëzueshme menjëherë u bënë virale në rrjetet sociale.

Keyne tërhoqi vëmendjen teksa pozoi pranë Lamine dhe trofeut të Kupës së Botës, duke bërë edhe disa gjeste lozonjare para kamerave.

Foto: Reuters

Vogëlushi vazhdoi të shijonte festën në fushë, duke vrapuar i lumtur dhe duke luajtur edhe me futbollistin tjetër të Spanjës, Nico Williams.

Sjellja e tij plot energji dhe pafajësi bëri për vete tifozët, ndërsa një moment i veçantë ishte edhe reagimi i një polici amerikan, i cili e përshëndeti Keynen me buzëqeshje.

Foto: Reuters

Yamal ka folur më herët për rëndësinë e familjes në jetën e tij, duke treguar se lumturia e nënës dhe e vëllait të tij të vogël është një nga gjërat që e prek më shumë.

Për Yamalin, përtej futbollit dhe trofeve, gëzimi i njerëzve të dashur mbetet ëndrra më e madhe dhe motivimi kryesor në karrierën e tij. /Telegrafi/

Foto: Reuters