Please enter at least 3 characters.

Vedat Muriqi shënon gol në barazimin e Rizesporit ndaj Sivassporit

2018/11/vedat-muriqi-e1543150754117.jpg

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, ka vazhduar me paraqitje të mira dhe gola.

Rizespor ka marr një barazim të vlefshëm 1-1 në udhëtimin e tyre te Sivasspori.

Ky barazim erdhi në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Superligën e Turqisë.

Në këtë ndeshje shenj la sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili shënoi golin për mysafirët.

Goli i sulmuesit prizrenas erdhi në minutën e 60-të të ndeshjes dhe ishte i epërsisë 0-1.

Muriqi shënoi një gol të bukur brenda zonës pas asistimit të Aminu Umar.

Ky ishte goli i katërt i Muriqit këtë sezon, teksa ka edhe dy asistime. /Telegrafi/