Please enter at least 3 characters.

​Vdes Sylë Zhitia, vëllai i heroit Afrim Zhitia

2020/05/syle-zhitia.jpg

Në orët e hershme të mëngjesit nga një atak kardiak ka ndërruar jetë Sylë Zhitia, vëllai i heroit Afrim Zhitia.

Sylë Zhitia ishte zyrtar i lartë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në fshatin Llugë të Podujevës.

Në emër të Ministrit të Mbrojtjes Anton Quni, Sekretarit të Përgjithshëm Faruk Geci, Komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, dhe të gjithë stafit të ministrisë, kjo ministri ka shprehur ngushëllime më të thella, familjes, shokëve, miqve dhe farefisit. /Telegrafi/