Please enter at least 3 characters.

Vdes një femër në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa

2020/01/auto_skene-krimi-plocia-shirit_1521737575-243156715217394511521739458.jpg

Një femër sot rreth orës 13:00 ka ndërruar jetë në Fushë Kosovë, pasi ka rënë nga një ndërtesë.

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovës.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Sot rreth 13:00, kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Nëna Terezë’ në Fushë Kosovë, një person ka rënë nga një ndërtesë dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, thuhet në përgjigje. /Telegrafi/