Vdes një 32 vjeçar nga COVID-19 në Podujevë
04/09/2021
Një 32 vjeçar ka ndërruar jetë në Podujevë si pasojë e COVID-19.
Lajmin për vdekjen e të riut Haqif Ajvazi e kanë bërë të ditur familjarë të tij në Facebook.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në fshatin Sfeçël të Podujevës, në rrethin e ngushtë familjar. /Telegrafi/


