Please enter at least 3 characters.

Vdes në moshën 96 vjeçare zëri origjinal i Ken në “Barbie”, Bill Cunningham

2023/07/Barbiee.png

Bill Cunningham, zëri origjinal i të dashurit të “Barbie”, Ken, ka vdekur në moshën 96-vjeçare.

Cunningham themeloi kompaninë që u bë CESD Talent Agency më shumë se 50 vjet më parë.

Lajmin e konfirmoi agjencia për Deadline.

Foto: CESD Talent

I quajtur fillimisht Cunningham & Associate's kur filloi për herë të parë në vitet 1970, CESD specializohet në përfaqësimin komercial, me zë, film, televizion, komedi, kërcim etj.

“Ai ishte një njeri i ngrohtë, i shoqërueshëm, me klas, i cili ndikoi pozitivisht te të gjithë ata që përfaqësonte dhe punësonte. Ishte nderi ynë ta njihnim atë dhe të mësonim prej tij”, thuhet në deklaratë.

Foto: Instagram

Para se të nisej për në Hollywood, Cunningham - i lindur në San Francisko në 1927 - shërbeu në Marinën e ShBA në Luftën e Dytë Botërore.

Ai gjithashtu këndoi dhe bëri turne me “Fort Emory Drum” dhe “Bugle Corp”.

Foto: Getty Images

Cunningham ndoqi pasionin e tij për të kënduar, gjë që i dha atij koncertin e tij të parë në NBC, “Voices of Walter Schumann” dhe “The Tennessee Ernie Ford Show”.

Më pas ai u bë zëri i të dashurit të “Barbie”, Ken dhe u shfaq në albumin e vitit 1961, “Barbie Sings”. /Telegrafi/

Foto: Getty Images