Please enter at least 3 characters.

Vdes modeli “Zombie Boy”

2018/08/zombieboyofficial_16229470_1753055781691778_4151775770705920000_n-e1533290366317.jpg

Rick Genest ka vdekur në moshën 32 vjeçare.

Modeli është njohur më mirë si "Zombie Boy", për shkak të kockave dhe tatuazheve të organeve nëpër trupin e tij, duke përfshirë karakteristikat e kafkës në fytyrën e tij.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe mikja e tij, Lady Gaga, ndërkaq ai dyshohet të ketë kryer vetëvrasje.

“Vetëvrasja e mikut Rick Genest, Zombie Boy është përtej dëshpërimit”, ka shkruar ajo në Twitter.

Ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Montreal, Kanada dhe besohet të ketë vrarë veten.

Kanadezi ka qenë pjesë e shtëpisë së modës franceze Thierry Mugler, ka pozuar disa herë për edicionin japonez të revistës "Vogue" dhe dikur ishte fytyra e emisionit të modës Rocawear të Jay-Z.

Theksojmë se trupi i tij i pajetë u gjet gjashtë ditë para ditëlindjes së 33-të. /Telegrafi/