Vazhdon mirëmbajtja e hapësirave publike nga "Eko Natyra" në Skenderaj
15/07/2026
Komuna e Skenderajt ka njoftuar se po vazhdon me mirëmbajtjen e hapësirave publike në të gjithë territorin e komunës.
Sipas njoftimit, ekipet e Ndërmarrjes Publike Lokale "Eko Natyra" janë të angazhuara në mirëmbajtjen e mjedisit përmes kositjes së barit, ujitjes dhe kujdesit të vazhdueshëm për sipërfaqet e gjelbra.
Këto aktivitete kanë për qëllim ruajtjen e mjedisit dhe krijimin e një ambienti më të pastër, më të rregullt dhe më të këndshëm për të gjithë qytetarët.
"Falënderojmë Ndërmarrjen Publike Lokale 'Eko Natyra' dhe punëtorët e saj për angazhimin dhe punën e palodhshme në mirëmbajtjen e hapësirave publike", thuhet në njoftimi. /Telegrafi/


