Please enter at least 3 characters.

Vazhdojnë thashethemet, Selena dhe The Weeknd bashkë në Itali

2017/01/Selena.jpg

Duket se dita ditës gjërat po bëhen edhe më mirë për Selena Gomez dhe The Weeknd.

Këngëtarja dhe aktorja 24 vjeçare dhe këngëtari i hitit “Starboy”, u vunë re së bashku të premten në Firence, Itali, raporton TMZ, transmeton Klan Kosova.

Çifti fillimisht është parë në një muze, e kur vizita e tyre përfundoi, thuhet se Selena dhe The Weeknd u larguan nga turma në heshtje në mënyrë që të bëjnë daljen e tyre.

Një burim ka thënë për TMZ, se Selena dhe Abel, (emri i vërtetë i The Weeknd”) janë puthur edhe në publik, madje duke mos u fshehur.