Please enter at least 3 characters.

Van Dijk pranon fajin për golin e Babel: Është dashur të veproja më mirë

2019/03/VirgilvanDBabel-2-e1552894523855.jpg
244:"LONDON, ENGLAND - MARCH 17: Ryan Babel of Fulham scores his sides first goal during the Premier League match between Fulham FC and Liverpool FC at Craven Cottage on March 17, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Marc Atkins/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka pranuar se ishte çliruar kur skuadra e tij fitoi ndaj Fulhamit, pas atij gabimi që bëri në golin e barazimit.

Qendërmbrojtësi i Redsave nuk ishte i kujdesshëm me kthimin e topit drejt portierit Alisson, gjë që e shfrytëzoi Ryan Babel për ta barazuar rezultatin.

(Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, me një gol të shënuar nga penalltia, James Milner ia dha fitoren skuadrës së Jurgen Klopp, njëherësh duke përmirësuar gabimin e holandezit, i cili nuk është parë duke bërë gabime të tilla.

"E fituam ndeshjen. Gabimet ndodhin në futboll dhe gjëra të tilla, por ndodhi çfarë ndodhi, shkojmë tutje".

"Nuk po arsyetohem. Është dashur të reagoja më mirë. Ndodhi, ata shënuan, por ne shënuam sërish, prandaj fituam dhe i kemi tri pikët dhe po shkojmë në shtëpi në krye të tabelës dhe jemi të lumtur", ka deklaruar Van Dijk për Sky Sports.

Liverpooli është në krye të tabelës me dy pikë përpara Manchester Cityt që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/