Please enter at least 3 characters.

Valverde: Rezultat i mirë, Messi nuk po ndalet së befasuari

2019/05/Valverde-vs-Liverpool.jpg
280:"BARCELONA, SPAIN - MAY 01: Ernesto Valverde, Manager of Barcelona gives his team instructions during the UEFA Champions League Semi Final first leg match between Barcelona and Liverpool at the Nou Camp on May 01, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)
12:"Getty Images

Valverde: Rezultat i mirë, Messi nuk po ndalet së befasuarTrajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde e ka cilësuar si rezultat të mirë atë të ndeshjes së parë ndaj Liverpoolit, teksa ka thurë lëvdata për yllin e tij Lionel Messi.

Barcelona arriti të fitojë me rezultat 3-0 ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë në Camp Nou, ku Messi arriti 600 gola për klubin katalunas dhe Valverde ishte plot me lëvdata pas ndeshjes.

"Është rezultat i madh nga ndeshja e parë, por ende asgjë nuk ka përfunduar", ka thënë fillimisht Valverde.

"Vitin e kaluar (kundër Romës) kemi pasur një avantazh prej tre golash dhe jemi eliminuar - shpresojmë se nuk do të jetë tani kështu".

"Messi është ky që është. Shfaqjet si kjo dhe befasitë nuk po pushojnë nga ai, ky kjo është niveli i tij i performancës".

"Ai është kapiteni i kësaj skuadre dhe ai që bën impakte vendimtare", përfundoi spanjolli. /Telegrafi/