Please enter at least 3 characters.

Valverde: Ndeshje e vështirë ndaj Chelseat, por nuk ka kualifikim pa vuajtje

2018/03/Ernesto-Valverde.jpg
283:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 19: Ernesto Valverde, Head coach of FC Barcelona speaks during an FC Barcelona Press Conference ahead of there Champions League last 16 match against Chelsea at Stamford Bridge on February 19, 2018 in London, England. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Ernesto Valverde ka folur për ndeshjen e kthimit të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve ndaj Chelseat.

Chelsea dhe Barcelona u ndan baras në takimin e parë në Stamford Bridge, pasi skuadrat luajtën me rezultat 1-1.

Golat në këtë takim u shënuan ndaj Williani për Blutë, ndërsa për katalunasit shënoi ylli i skuadrës, Lionel Messi.

Ndeshja e kthimit në Camp Nou pritet të jetë shumë interesante pasi rezultati është i hapur për të dyja skuadrat.

Ndeshja e parë ishte shumë e luftuar (Getty Images)

Edhe trajneri i Barcelonës, Valverde e ka cilësuar si kundërshtar të vështirë Chelsean, teksa ka thënë që pa vuajtje nuk kualifikim.

"Chelsea? Do të jetë e vështirë kundër tyre, ashtu siç ishte në ndeshjen e parë, sepse ata janë një ekip që mbrojnë shumë mirë dhe janë të fortë në fushë".

"Duhet të vuajmë nëse duam të kalojmë, por kemi përvojë e duhur për këtë ndeshje", ka thënë Valverde.

Ndryshe, ndeshja kthyese në Camp Nou pritet të zhvillohet të mërkurënn me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/