Please enter at least 3 characters.

Valë e re sulmesh iraniane, aeroporti i Dubait goditet nga droni

Irani nisi një valë të tretë sulmesh hakmarrëse sonte.

Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait u godit nga një dron. Pas incidentit, filloi evakuimi i popullsisë në qytet.

Njerëzit u drejtuan në parkingje nëntokësore.

Raportohet se gjithashtu ka persona të lënduar.



Ndryshe, së fundmi Izraeli ka raportuar se Lideri Suprem i Iranit, Ali Khamenei, është vrarë gjatë sulmeve.

Presidenti amerikan Donald Trump është pyetur drejtpërdrejt në lidhje me raportet se udhëheqësi suprem i Iranit është vrarë në sulmet amerikane-izraelite.

I pyetur nga NBC News nëse i ka konfirmuar raportet apo nëse mendon se Ajatollah Ali Khamenei ka vdekur, Trump tha: “Nuk dua të komentoj për këtë, por thashethemet janë, dhe fjala është, se ai është vrarë”. /Telegrafi/