Please enter at least 3 characters.

Vala e nxehtësisë dhe jo coronavirusi, po rrit numrin e vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar

2020/08/AP_20137414303745-1.jpg
562:"Swimmers pay for sunbeds at an employee of a beach bar who wears a protective mask against coronavirus, at Alimos beach, near Athens, on Saturday, May 16, 2020. Greece allowed the reopening of organized beaches, where visitors pay to get in, from Saturday when a heat wave is expected to hit the country, a measure that would affect 515 beaches all over Greece, where shade umbrellas must be planted at least 4 meters (13 feet) apart, and a maximum 40 people will be allowed in every 1,000 square meters (11,000 square feet) of beach. (AP Photo/Yorgos Karahalis)
2:"AP

Vdekjet në Mbretërinë e Bashkuar u rritën mbi mesataren për herë të parë që nga mesi i muajit qershor, sipas shifrave të reja.

Por Zyra e Statistikave Kombëtare (ONS) tha se rritja është "e mundshme për shkak të valës së nxehtë", pasi vdekjet po vazhdojnë të bien shkaku i coronavirusit, raporton BBC.

Kishte 139 vdekje të regjistruara gjatë javës së kaluar, ku në certifikatën e vdekjes si shkaktar ishte përmendur COVID-19, transmeton Telegrafi.

Por në përgjithësi, kishte 10.580 vdekje të regjistruara në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar - 265 më shumë se mesatarja e pesë vjetëve të fundit dhe 370 më shumë se javët e kaluara.

"Rritja e numrit të vdekjeve dhe rritja mbi mesataren pesëvjeçare, ka të ngjarë të jetë për shkak të valës së nxehtësisë; coronavirusi nuk nxiti rritjen", njoftoi ONS-i.

Ndryshe, gjithsej 57.173 vdekje janë raportuar shkaku i coronavirusit duke përfshirë edhe rastet e dyshuara. /Telegrafi/