Please enter at least 3 characters.

Uthullën e mollës përzieni me dy përbërës: Pluhuri më nuk do të mblidhet në shtëpi!

2023/04/how-to-get-rid-of-dust_edited.jpg
56:"Close-up of dust on woman finger taken from wooden table
32:"Photographee.eu - stock.adobe.co

Ekziston truk i shkëlqyeshëm se si të arrini që pluhuri të mos grumbullohet aq shpejt – lyeni sipërfaqen me këtë përbërje dhe rezultati do t’ju ngazëllejë

Pastrimi i pluhurit për shumicën e njerëzve është ankth i vërtetë pikërisht për atë që shumë shpejt sërish shtresohet, dhe duket sikur nuk keni pastruar fare.

Epo ekziston një truk i shkëlqyeshëm se si të arrini që pluhuri të mos grumbullohet aq shpejt – lyeni sipërfaqen me përbërjen e uthullës së mollës dhe glicerinës, transmeton Telegrafi.

Përbërësit e nevojshëm:- 1 litër ujë - 1 lugë uthull molle - 1 lugë glicerinëProcedura:

Përzieni mirë ujin, uthullën e mollës dhe glicerinën.

Lëngun qiteni në leckë pambuku dhe me të lyeni mirë të gjitha sipërfaqet.

Këshillë shtesë:

Uthulla e fortë do të largojë njollat kokëforta nga sipërfaqet e xhamit, ndërsa lavamani i juaj i porcelanit po ashtu do të shkëlqejë përsëri.

Për pastrimin e kromit përgatitni një përzierje të uthullës me pak sodë bikarboni, ndërsa dyshemetë lani me përzierjen prej një 1/3 uthull të alkoolit, 1/3 alkoolit mjekësor, 1/3 ujë dhe tri pika të preparatit për larjen e enëve.

Tretja e ujit dhe uthullës së bardhë do të largojë papastërtinë nga raftet dhe muret e frigoriferit dhe aromën e ushqimit të prishur.

Uthullën mos e përdorni në mermer dhe granit. /Telegrafi/