Please enter at least 3 characters.

Ushtria ukrainase më e fuqishmja në Evropë, pohon Rubio

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se Forcat e Armatosura të Ukrainës janë aktualisht ushtria më e fortë dhe më e fuqishme në Evropë.

“Ukraina ka zhvilluar taktika të reja luftarake, pajisje dhe teknologji të avancuara, duke krijuar një formë unike të luftës hibride asimetrike”, tha ai.

Rubio gjithashtu theksoi se ushtria ruse po pëson humbje të konsiderueshme, duke humbur pesë herë më shumë ushtarë çdo muaj.

Muajin e kaluar, Ukraina arriti të çlirojë më shumë territor sesa Rusia ka marrë nën kontroll – hera e parë që Moska pëson një humbje neto territoriale që nga inkursioni i Ukrainës në gusht 2024 në rajonin jugor rus të Kurskut, sipas një analize të “Institute për Studimin e Luftës” (ISW), një monitor amerikan i konflikteve.

Edhe pse sasia e territorit të çliruar nga Ukraina mbetet shumë e vogël – Rusia ende kontrollon pothuajse 20 për qind të territorit të Ukrainës – Kievi për momentin duket se ka epërsinë.

Zyrtarë perëndimorë kanë deklaruar, duke u bazuar në të dhëna të inteligjencës, se humbjet ruse arrijnë rreth 30 mijë deri në 35 mijë në muaj. /Telegrafi/