Please enter at least 3 characters.

Ushtarët e FSK-së, ngjiten në Majën e Trigllavit në Slloveni - 2,864 metra lartësi mbi nivelin e detit

2022/07/293410738_373629148211805_3793005224859826324_n-e1658146557749.jpg

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë bërë një ngjitje të suksesshëm në Majën e Trigllavit në Slloveni, me 2864 metra lartësi mbi nivelin e detit

Këtë e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Ai tha se kjo ngjitje u bë në bashkëpunim me Klubin Alpin "Prishtina", ekipi i përberë nga ushtarakë e zyrtarë të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

“Në kuadër të bashkëpunimit me Klubin Alpin "Prishtina", ekipi i përberë nga ushtarakë e zyrtarë të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes, me sukses bënë ngjitjen në majën më të lartë në Slloveni, Majën e Trigllavit, me 2864 metra lartësi mbi nivelin e detit. Ky ekip në fund të muajit do të synoj edhe ngjitjen në majën më të lartë në Evropën Perëndimore, majën Mont Blanc,  me 4810 metra mbi nivelin e detit. Vazhdojmë si gjithmonë, lartë e më lartë drejtë majave të suksesit”, shkroi ministri Mehaj./Telegrafi/