Please enter at least 3 characters.

"Urime shpirti jem", kënga më e re me videoklip nga Sabri Fejzullahu

2018/10/SabriFejzullahu.jpg

"Urime shpirti jem" mban titullin kënga më e re e këngëtarit të mirënjohur të skenës muzikore shqiptare, Sabri Fejzullahu.

Kreshnik Avdiu qëndron prapa kësaj kënge, të cilës ia ka bërë muzikën dhe ia ka shkruar tekstin.

(Foto: YouTube/Mproduction)

Ndërkaq, sa i përket orkestrimit, është kujdesur Kreshnik Avdiu.

Ana vizuale i është besuar MProduction që e ka xhiruar videon muzikore të kësaj kënge.

Është një baladë e interpretuar për mrekulli nga autori i shumë hiteve.

Një postim për këngën e re të legjendës së muzikës shqipe e ka bërë edhe djali i tij, këngëtari Ermal Fejzullahu.

"Kënga më e re për krejt çiftet që do të martohen ... Urime", ka shkruar Ermali në përshkrim. /Telegrafi/