Please enter at least 3 characters.

Unitedi regjistron interesim konkret për Kluivertin

2018/05/Kluivert-1.jpg
328:"ZEIST, NETHERLANDS - MARCH 20: Justin Kluivert of Netherlands looks on during the Netherlands Training session held at KNVB Sportcentrum on March 20, 2018 in Zeist, Netherlands. The Netherlands will play England in a International Friendly match on March 23 in the Amsterdam ArenA. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester United vazhdon ta ndjek me vëmendje talentin e madh holandez, Justin Kluivert.

Sulmuesi i talentuar holandez, djali i legjendës Patrick Kluivert, Justin, po vazhdon të mahnit me ndeshje të mira te Ajaxi.

Ndeshjet e mira, me gola dhe asistime kanë bërë që Kluivert të bëhet një emër shumë i lakuar mes skuadrave të mëdha për sezonin e ri.

18-vjeçari është bërë një nga talentet më të nxehtë të Evropës, duke shënuar nëntë gola në 29 ndeshje për Ajaxin këtë sezon.

Justin Kluivert (Getty Images)

Sipas mediumit britanik The Mirror, Djajtë e Kuq kanë regjistruar interesimin e tyre në nënshkrimin e sulmuesit Ajax, Kluivert.

Raporti i këtij mediumi thotë se Kluivert është gati të refuzoj një marrëveshje që do ta bëjë atë lojtarin më të paguar të Ajaxit në mënyrë që të testojë tregun këtë verë.

Përveç Unitedit, talenti holandez i pëlqen shumë edhe gjigantit spanjoll, Barcelonës, që ndjek me vëmendje katër futbollistë të Ajaxit.

Edhe vet sulmuesi i talentuar ka deklaruar se do të ishte një ëndërr të luante për skuadrën nga Camp Nou, por vera do të definoj gjithçka rreth të ardhmes së tij. /Telegrafi/