Please enter at least 3 characters.

Unitedi ofron Pogban si pjesë të marrëveshjes për Griezmannin

2018/04/Griezmann-Pogba.jpg
280:"PARIS, FRANCE - MARCH 29: Antoine Griezmann and Paul Pogba of France speak before taking a free kick on goal during the International Friendly match between France and Russia held at Stade de France on March 29, 2016 in Paris, France. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester Unitedi nuk i ndahet yllit francez të Atletico Madridit, Antoine Griezmann, të cilin e dëshiron gjatë verës në Old Trafford.

Sulmuesi francez mendohet se po luan sezonin e tij të fundit me skuadrën spanjolle, Atletico Madrid.

Griezmann ka shënuar shumë gola dhe duke qenë njëri nga sulmuesit më të mirë në botë aktualisht, ka tërhequr interesimin e shumë skuadrave evropiane.

Barcelona thuhet se është favorite për nënshkrimin e tij dhe është raportuar se palët kanë marrëveshje verbale, por gjigantët anglez të Unitedit nuk dorëzohen për shërbimet e Griezmannit.

Griezmann dhe Pogba janë shokë të mirë te Franca (Getty Images)

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Unitedi është gati të fitojë garën për sulmuesin e Atletico Madridit duke i ofruar klubit spanjoll Paul Pogba si pjesë të marrëveshjes.

Griezmann ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh, por Djajtë e Kuq shpresojnë që, nëse ata shtojnë Pogban në ofertë, ata do të jenë në gjendje të vjedhin marshimin ndaj rivalëve të tyre.

Marrëdhëniet e Pogbas me menaxherin Jose Mourinho thuhet se janë të thyera, edhe pse të dy kanë mohuar kohëve të fundit.

Për francezin thuhet se të interesuar janë edhe Real Madridi, Bayern Munichu dhe Paris Saint-Germain. /Telegrafi/