Please enter at least 3 characters.

Unitedi me fitoren ndaj Lutonit kalon në rrethin tjetër të Carabao Cup

2020/09/mata.jpg
456:"LUTON, ENGLAND - SEPTEMBER 22: Juan Mata of Manchester United runs with the ball during the Carabao Cup Third Round match between Luton Town and Manchester United at Kenilworth Road on September 22, 2020 in Luton, England. Sporting Stadiums around Europe remain empty due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in games being played behind closed doors (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester Unitedi ka kaluar në rrethin tjetër të Carabao Cup pas fitores 3-0 kundër Lutonit.

Djajtë e Kuq e filluan mjaftë mirë takimin, duke rrezikuar disa herë portën e vendasve, mirëpo mbrojtja e tyre ishte shumë e ngjeshur.

Unitedi ia arriti qëllimit të shënonte golin e parë në minutën e 44-të me anë të Juan Matas që shënoi nga penalltia.

(Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë ishte një lojë më e hapur, me Lutonin që shpresonte t’i barazonte shifrat, mirëpo edhe ishte e kujdesshme.

Në anën tjetër, Ole Gunnar Solskjaer kërkonte më shumë nga lojtarët e tij, në mënyrë që të mos rrezikohej kalimi i tyre në rrethin tjetër të EFL Cup, duke e shënuar edhe golin e dytë me anë të Marcush Rashford (89') që u asistua nga Mason Greenwood.

Greenwood arriti që nga një asistues të hynte në listën e realizatorëve me golin e tretë për Unitedin që e realizoi në minutën e 90+2, për të vulosur fitoren 3-0. /Telegrafi/