Please enter at least 3 characters.

Unitedi i Solskjaerit nuk thyhet as nga Tottenhami, De Gea dhe Rashford vendimtar në fitoren e Djajve

2019/01/Man-Utd-1.jpg
378:"LONDON, ENGLAND - JANUARY 13: Marcus Rashford of Manchester United celebrates with team mates Luke Shaw, Nemanja Matic and Jesse Lingard of Manchester United after scoring their team's first goal during the Premier League match between Tottenham Hotspur and Manchester United at Wembley Stadium on January 13, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Clive Rose/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester Unitedi ka arritur të fitojë në udhëtim te Tottenham Hotspur me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen derbi të javës së 22-të të Ligës Premier.

Unitedi i Ole Gunnar Solskjaer ka arritur edhe fitoren e pestë radhazi në Ligën Premier, pasi kësaj radhe kanë mposhtur ekipin e Mauricio Pochettinos.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë nga vendasit, por ishin vetëm mysafirët që gjetën golin.

Pochettino dhe Solskjaer duke u përshëndetur para ndeshjes (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Rasti i parë për Tottenhamin erdhi pas vetëm nëntë minutave, por Harry Wings humbi i vetëm përball portierit, ndërsa Harry Kane (31') gjeti golin, i cili u anulua për pozitë jashtë loje.

Kur pritej që skuadrat të shkonin në pushim në skenë doli Marcus Rashford (44'), i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Paul Pogbas dhe dërgoi skuadrën e tij në pushim me epërsi minimale.

Festa e Rashford pas golit të shënuar (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të Tottenhamit, të cilët patën shumë raste për gol, por shpëtimtari i Djajve të Kuq ishte portieri De Gea.

Dele Alli (66') pati rast të mirë i vetëm me portierin, ndërsa Toby Alderwiereld (70') ishte afër golit, por të në të dy rastet portieri spanjoll shpëtoi Unitedin.

De Gea u tregua vendimtar duke bërë disa pritje të jashtëzakonshme (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

De Gea u tregua vendimtar edhe në goditjen e Harry Kane në minutën e 86-të dhe atë të Fernando Llorentes (89') duke pritur goditjet e tyre dhe kështu Unitedi në fund fitoi me rezultat minimal 1-0.

Pas kësaj fitore, Unitedi ka 41 pikë në vendin e gjashtë apo vetëm gjashtë pikë më pak se vendim i katërt Chelsea, ndërsa Tottenhami renditet i treti me 48 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Spurs luajnë në udhëtim te Fulhami, ndërsa Unitedi e pret në shtëpi Brightonin. /Telegrafi/ 

https://twitter.com/UnitedDailyBlog/status/1084500132559839233

https://twitter.com/IgnasioKeid/status/1084505237015220225

https://twitter.com/KIoppology/status/1084511434153881601

https://twitter.com/KIoppology/status/1084514465570271232