Please enter at least 3 characters.

United po mendon shitjen e De Geas në verë

2020/02/GettyImages-1196401453.jpg
248:"BURNLEY, ENGLAND - DECEMBER 28: David De Gea of Manchester United makes a save during the Premier League match between Burnley FC and Manchester United at Turf Moor on December 28, 2019 in Burnley, United Kingdom. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester United mund ta shes David De Gean gjatë afatit kalimtar të verës.

Portieri spanjoll e ka rinovuar kontratën e tij në shtator deri në verën e vitit 2023, por United është i hapur ta shes atë.

Arsyeja që Djajtë e Kuq po mendojnë shitjen e spanjollit është portieri i ri anglez Dean Henderson që është i huazuar tek Sheffield United.

Henderson ka shkëlqyer këtë edicion në Ligën Premier dhe është i huazuar tek Sheffield deri në fund të këtij edicioni.

Dean Henderson . (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Anglezi i ka bërë të qartë drejtuesve të Djajve të Kuq se nuk do të rikthehet në Old Traford për të qëndruar si rezervist.

Daily Mirror raporton se United po mendon që ta nxjerr në shitje De Gean dhe me parat e ardhura nga shitja e tij ta përforcojë ekipin në reparte të tjera, duke ia besuar fanellën e titullarit portierit të ri Henderson.

David De Gea. (Photo by Ian MacNicol/Getty Images)

Kampioni i shumëfishtë i Anglisë do të pranonte shitjen e De Geas për një shumë prej 70 milionë euro.

PSG mbetet skuadra më e interesuar për të nënshkruar me spanjollin, por në garë mund të futet edhe Juventusi. /Telegrafi/