Please enter at least 3 characters.

Umtiti pranon ulje të pagës te Barcelona

2021/09/umtiti-2-e1631047058710.jpg

Pas një vere të vështirë për Barcelonën për shkak të situatës financiare, shumë futbollistë seniorë kanë pranuar zvogëlim të pagës.

Gerard Pique, Jordi Alba e Sergio Busquets ishin ndër të parët, duke pasuar me Sergi Roberton, ndërsa i fundit është Samuel Umtiti.

Qendërmbrojtësi francez është i vetëdijshëm për situatën e klubit dhe i ka pranuar kushtet e reja, sipas të cilave do të paguhet më pak.

(Foto: Instagram/samumtiti)

Si një prej futbollistëve më të paguar te Barca, ishte vetëm çështje kohe kur katalunasit do t’i kërkonin ulje të rrogës.

Përkundër mosndikimit dhe lëndimeve, 27-vjeçari është i vendosur ta dëshmojë veten me Blaugranët këtë sezon. /Telegrafi/