Ukrainasit raportojnë alarme për sulm ajror vetëm disa orë pasi Rusia shpalli armëpushimin
06/01/2023
Ukrainasit po raportojnë alarme për sulm ajror në disa pjesë të vendit – vetëm disa orë pasi Rusia shpalli armëpushim.
Kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, është ndër zonat e prekura.
Euan MacDonald, kryeredaktori i New Voice of Ukraine në gjuhën angleze, tha se alarmet ishin shkaktuar nga lansimi në Bjellorusi i një aeroplani luftarak MiG-31K.
Alarmet vijnë vetëm disa orë pasi Rusia e shpalli armëpushimin 36-orësh për festën e Krishtlindjeve ortodokse. /Telegrafi/
https://twitter.com/NikaMelkozerova/status/1611313100715704322?s=20&t=KEgiuJsXRvyVCUtu-RpzFQ


