Please enter at least 3 characters.

Ukraina ka akses në kutinë e zeza të aeroplanit të rrëzuar

2020/01/ca2f87ce-02fd-4849-9b5d-7b0e48a8eb67.jpg

Hetuesit ukrainas tashmë kanë qasje në kutinë e zeza dhe regjistrimet e komunikimeve midis pilotit dhe kontrollit të fluturimit në Teheran, tha Ministri i Jashtëm i Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Duke folur në një konferencë në Kiev sot, Vadym Prystaiko tha se një ekip i hetuesve ukrainas kanë bashkëpunimin e plotë nga iranianët.

Ata ende nuk kanë filluar të ekzaminojnë informacionin.

Të gjitha teoritë se pse avioni u rrëzua po merren parasysh, shtoi ai. /Telegrafi/